Manchester United gati të thyejë rekordin

Mos-rinovimi i kontratës me portierin spanjoll David De Gea, të paktën për momentin, ka një arsye: Skuadra e Manchester United synon të sjellë në “Old Trafford” portierin e kombëtares potugeze Diogo Costa.

Lajmi konfirmohet nga “The Sun”, që shton se “djajtë” janë gati të paguajnë çdo shumë për të siguruar portierin 23-vjeçar. Costa, aktualisht luan në Portugali me Porto, ekip me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2027.

Gjithsesi, për të siguruar shërbimet e Diogo Costa, skuadra e Manchester United të thyejë edhe rekordin prej 72 milionë stërlinash, që Chelsea pagoi në vitin 2018 për portierin spanjoll Kepa.

De Gea, aktualisht paguhet 350 mijë stërlina në javë, ndërkohë që United kërkon t’ia ulë rrogën në 100 mijë stërlina në javë. Kjo është një manovër për të larguar portierin spanjoll dhe afruar portugezin Diogo Costa, që pritet të jetë zëvendësuesi i duhur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në vitin 2023 mund t’ju thyhet zemra, por zbuloni arsyet sipas shenjës së Horoskopit

Story i radhës

Shkrumbohet nga flakët një apartament në Kamzë

Të fundit nga