Erik Ten Hag, trajneri i Manchester Unitedit, ka konfirmuar që katër lojtarë të “djajve të kuq” kanë zgjatur kontratën e tyre me klubin në fjalë.
Markus Rashford, Diogo Dalot, Fred dhe Luk Show kanë aktivizuar opsionin e tyre për të luajtur edhe një vit tjetër me këtë fanellë.
“Ne jemi shumë të lumtur që ekipi është në drejtimin e duhur. Këta lojtarë janë të rëndësishëm, për më tepër që janë të gjithë futbollistë, të cilët janë në planet tona të lojës. Ne duam t’i mbajmë në skuadër edhe për vitet në vazhdim”, ka shpjeguar Erik ten Hag. David De Gea, i cili ka të njëjtin opsion në kontratën e tij, nuk e ka aktivizuar akoma.
Në tetor, trajneri holandez i Manchester United nuk ka munguar të shprehi interesin e tij për të patur portierin spanjoll përsëri në skuadër. Thënë ndryshe për ta bindur që të qëndrojë.
Ndërkohë pas Kampionatit Botëror të Katarit, Manchester United është rikthyer në “Carabao Cup” me një fitore 2-0 ndaj Byrnlit në raundin e 1/8 të finaleve. E në raundin çerekfinal më 10 janar, Manchester United do të ketë përballë Charlton. Dhe në kampionat më 27 dhjetor në ora 21:00 do të jetë përballë Notingem Forest.
Aktualisht Manchester United ndodhet në vendin e pestë me 26 pikë. E merkato e dimrit, teksa është shënuar dhe largimi me konsensus i Cristiano Ronaldos, nis pikërisht me rinovimin e katër futbollistëve të rëndësishëm për Ten Hag.