Manchester City synon fitoren kundër Aston Villës

Manchester City është nikoqir i Aston Villas sot, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Premierligë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 17:30, në “Etihad Stadium”.

Kampioni në fuqi anglez synon të rikthehet te fitorja pas humbjes së pësuar ndaj Tottenhamit javën e kaluar.

Me fitore eventuale, “Qytetarët” do t’i afroheshin në tri pikë liderit, Arsenalit, që ka 51 pikë.

Në anën tjetër, edhe “Luanët” hyjnë në ketë ndeshje pasi një humbjeje të regjistruar javën e kaluar, ndaj Leicester Cityt.

Skuadra nga “Villa Park” renditet në pozitën e 11-të me 28 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prokurorët belgë, akuza ndaj një tjetër eurodeputeti për korrupsion

Story i radhës

Mjekët i shpëtojnë jetën 27-vjeçarit, kryhet për herë të parë në Shqipëri ndërhyrja e rrallë në zemër

Të fundit nga