Manchester City – Real Madrid, votuesit e UEFA-s zgjedhin fituesin

1 minut lexim

Manchester City dhe Real Madridi sonte do të zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Në anketën për ndeshjen e sontme, 52% e votuesve deri më tani mendojnë se “Los Blancos” do të shënojnë fitore, kurse 42% e tyre mendojnë se sonte triumfojnë “Qytetarët”.

6% prej votuesve kanë parashikuar se kjo ndeshje do të mbyllet baras.

Kujtojmë se ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madridit do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, me fillim nga ora 21:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjermania ka vetëm 23 mijë fishekë për tanket “Gepard”, mjaftojnë për 20 minuta

Story i radhës

Zbulohet artisti me të cilin po sjellë projekt Tayna

Të fundit nga