Manchester City dëshiron që dijë çfarë i gëzon tifozerinë e klubit. Ditën e Mërkure klubi i Premier League tha se në bashkëpunim me Cisco, partnerin e saj teknologjik që prej 2019-ës, ka krijuar “Connected Scarf”, një shall i cili ka sensorë që matin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe gjendjen emocionale që atij që e mban gjatë një ndeshjeje.
Sipas klubit dhe Cisco, aksesori do të sjellë tifozët më pranë lojës se më parë, por përtej deklaratave nuk është i qartë funksioni që do të kryejë.
Cisco tha se kishte bërë një program pilot për të testuar pajisjen duke ju dhënë gjashtë tifozëve një shall të tillë. Ndërsa shalli regjistroi të dhëna përgjatë 120 momenteve kyçe të lojës, dy organizatat kishin informacione konkrete për të kuptuar se çfarë ndjeu secili fans.
Kompania planifikon të ofrojë shallin për tifozët sezonin e ardhshëm. /PCWorld Albanian