Rafael Leao është bërë lojtar i dashur për shumë klube falë paraqitjeve mbresëlënëse me Milanin.
Kampioni aktual anglez e ka bërë gati një ofertë të majme për lojtarin me një rrogë prej 12 milionë eurosh në vit, që i bie shumë më tepër se që merr aktualisht tek “Rossoneri”.
E në ndërkohë, Kuqezinjtë po mendojnë t’ia vazhdojnë kontratën përfaqësuesit portugez: 7 milionë ero në vit plus disa bonuse.
Leao ndihet i lumtur në San Siro, por kjo nuk nënkupton se ai do të qëndrojë gjatë aty.
Edhe në Botëror, sa herë që iu dha rasti te Portugalia, i tregoi vlerat e tij.
Leao është njëri prej futbollistëve më të mirë në Itali.