Manastirliu jep detaje për organizimin e ngjarjes më të madhe sportive: Aktiviteti do të realizohet në 3 bashki

December 23, 2024
1 minut lexim

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë sot në prezantimin e  “Giro d’Italia Grande Partenza” që do të mbahet majin e ardhshëm për herë të parë  në Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj ministrja tha se ngjatja sportive me biçikleta do të realizohet në tre bashki, në Tiranë, Durrës e Vlorë.

Manastirliu tha se ky event i madh sportiv  do  të realizohet në bashkëpunim të ngushte me të gjitha strukturat e vendit tonë, ndërsa theksoi se është një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë.

Ogerta Manastirliu: Ditë e veçantë ku tashmë është bërë e ditur se nisja e madhe do të realizohet në Shqipëri në muajin maj 2025. Shqipëria vendoset për herë të parë në hartën ndërkombëtare të aktiviteteve të Giro d’Italias nëpër botë, pas Francës, pas Belgjikës, pas Hungarisë dhe Izraelit. Shumë të kënaqur që do të mirëpresim nisjen e madhe të giro d’italia në Shqipëri. Aktivitet që do realizohet në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha strukturat tona.  Tre turet e nisjes së madhe do realizohen në tre bashki, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Kjo është mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë, pikë e fortë për sa i përket turizmit, mundësi e artë për promovimin e sportit dhe çiklizmit te të rinjtë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Është realizuar pagesa për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar të lopës, deles e dhisë dhe pagesa për prodhimin e perimeve

Story i radhës

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Të fundit nga

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë