Manastirliu inspekton punimet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”: Brenda qershorit mbyllet faza e parë

January 31, 2022
min lexim

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet që po kryhen për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Manastirliu tha se se brenda muajit qershor do të përfundojë faza e parë e projektit, për të vazhduar më pas me rikonstruksionin e të gjithë korpusit spitalor

“Një vepër e infrastrukturës, jo vetëm që do të plotësojë kërkesat e mjekëve nga pikëpamja e cilësisë së shërbimeve, sepse do të zgjerojë kapacitetet, por nga ana tjetër do të krijojë kushte për t’u zhvilluar akoma më shumë përsa i përket burimeve njerëzore. Investimi po ecën me ritme të mira dhe ne kemi si objektiv ta përfundojmë përpara afatit që është vendosur në kontratë, do të finalizohet faza e parë brenda muajit qershor, për të vijuar më pas investimin në strukturën aktuale apo godinën klasike të maternitetit “Mbrëtëresha Geraldinë”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të punimeve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Ministrja Manastirliu tha se programi për nënën dhe fëmijën është një program tashmë i shtrirë në të gjithë vendin, me investime që po kryhen nga veriu në jug.
“Programi për nënën dhe fëmijën është një program tashmë i cili është shtrirë në të gjithë Shqipërisë, në zemër të Shqipërisë në Tiranë me investimin madhor në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”; jemi gjithashtu duke investuar në bllokun e sallave të maternitetit “Koço Gliozheni” dhe në qendrën e gruas aty; po përfundojmë dhe një seri investimesh të rëndësishme në maternitete dhe në spitale pediatrike gjithashtu. Materniteti i Beratit hap dyert brenda muajit shkurt, ndërsa Brenda vitit do të kemi gjithashtu një maternitet të përfunduar të ri brenda korpusit të spitalit të Kukësit, për të gjithë zonën e veriut të vendit”, tha Manastirliu.

Me projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” do të ndërhyhet në tre plane: Ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; Rikonstruksioni i plotë i godinës historike që do ruajë detajet e arkitekturës unike në fasadën e saj por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine; Zgjerimi i objektit ekzistues të Obsetrikës. Do të jetë një kantier i madh prej mbi 6 mijë metër katror, ku pjesën kryesore e zë godina e re, që përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obsetrikës dhe Gjinekologjisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​UEFA i kërkon ri-çertifikim Ancelottit, kjo është arsyeja

Story i radhës

67-годишник учествувал во тепачка во Гази Баба

Të fundit nga

ShkoLartë