Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, në një takim të sotëm ka folur për pikat kyçe të Lidhjes, në programin për drejtësi.
Përpara masës, Manaj ka përmendur angazhimin që LDK-ja premton të ketë, përmes projekteve si Vettingu, themelimi i qendrës shtetërore të hetimit, digjitalizimit, avancimit të profesioneve të lira, shërbimit provues, e të tjera.
“Pushteti aktual ka dështuar në reformat në sistemin e drejtësisë. LDK e ka ndal kapjen e sistemit të drejtësisë dhe i ka mbrojtur institucionet e pavarura kushtetuese!”, u shpreh Manaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sonte në konventën e prezantimit të programit për drejtësi, mbrojtje dhe siguri!
LDK ka program të detajuar në drejtësi që garanton një sistem efikas dhe efektiv, të pavarur e profesional përmes projekteve si: Vettingu, Themelimi i Qendrës Shtetërore të Hetimit, Digjitalizimi, Avancimi i profesioneve të lira, Shërbimi provues, Shërbimi korrektues etj.
Pushteti aktual ka dështuar në reformat në sistemin e drejtësisë. LDK e ka ndal kapjen e sistemit të drejtësisë dhe i ka mbrojtur institucionet e pavarura kushtetuese!
Burimi: botasot.info