Man Utd shkon në vazhdime me ekipin nga liga e dytë

Manchester United nuk ka arritur të fitojë pas 90 minutave ndaj Middlesbrough në FA Cup. Rezultati pas 90 minutave ishte 1:1 në kuadër të 1/16 e finales.

Cristiano Ronaldo e humbi penalltinë në minutën e 20-të të ndeshjes, duke gjuajtur jashtë porte.

Por, nuk vonoi shumë dhe Jadon Sancho e kaloi Manchester Unitedin në epërsi pesë minuta më vonë, rezultat me të cilin dy ekipet shkuan në pushimin mes pjesëve.

Në minutën e 64-të, Middlesbrough barazoi shifrat, duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime.

“Djajtë e Kuq” tentuan të shënonin golin e kualifikimit, por nuk e arritën dot. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A mund të jeni ‘hangover’ nëse s’keni pirë alkool?

Story i radhës

VOA: KQZ lë grupimin e Berishës jashtë koalicionit LSI-PDK

Të fundit nga