Intervista e Cristiano Ronaldos dhënë tabloidit britanik “The Sun” i ka shokuar drejtuesit e Manchester Unitedit.
Ylli portugez e goditi klubin e tij aktual me deklarata të forta, ndërsa shtoi se ndihet i tradhtuar nga “Djajtë e Kuq”.
Në ndërkohë, mediumi britanik “The Telegraph” raporton se drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” e ka përgatitur një takim urgjent, së bashku me trajnerin Erik Ten Hag, për të diskutuar dhe për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm.
Në takim do të jenë prezentë pronari Joel Glazer, drejtori ekzekutiv, Richard Arnold dhe drejtori sportiv, John Murtough.
Aty do të diskutohet ndër të tjera se çfarë dënimi të merret për lojtarin, i cili ishte suspenduar javë më parë për shkak se nuk pranoi të paraqitej në fushë në ndeshje me Tottenhamin.
Gjithnjë sipas mediumit britanik, flitet se gjoba do të jetë mjaft e lartë, më shumë se 1 milion euro.
Gjithashtu, mund të vendoset që lojtari të shitet përfundimisht në afatin kalimtar të janarit.