man utd ia cakton cmimin garnachos 67e914fd7d005

Man Utd ia cakton çmimin Garnachos

March 30, 2025
1 minut lexim

Alejandro Garnacho do të largohet nga Manchester United pas pesë viteve qëndrim në Old Traford.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua klubit anglez në Akademi në vitin 2020, derisa po kalon sezonin e tretë në ekipin e parë.

Por ardhja e teknikut portugez Ruben Amorim ka bërë që gjasat e Garnachos për qëndrim në Old Traford të zbehen.

Amorim nuk e ka në plane anësorin argjentinas dhe i ka bërë të qartë që të gjej një skuadër të re.

Manchester United janë të vendosur për shitjen e Garnachos, por vetëm nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove.

Atletico Madrid mbetet favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij, pasi mes klubit spanjoll dhe lojtarit ka një marrëveshje.

Gjithsesi Djajtë e Kuq duan ofertën e duhur për ta lënë të lirë yllin e tyre dhe në verë presin që sërish Chelsea dhe Napoli të rikthehen në garë për argjentinasin.

20-vjeçari ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare deri më tani me fanellën e United në të gjitha garat, derisa ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

paga kalimtare kerkohet te reduktohen privilegjet per deputetet 67e911750aa63
Story i mëparshëm

​Paga kalimtare, kërkohet të reduktohen privilegjet për deputetët

palestinezet ne gaze e shenojne bajramin me mungese ushqimi dhe me nje lufte te pambarim 67e918c5b156f
Story i radhës

Palestinezët në Gazë e shënojnë Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë të pambarim

Të fundit nga

Alarmi i Majkos: Nuk duhet të flemë!

Ndryshe nga cfare parashikojne sondazhet, pandeli majko e sheh me skepticizem 11 majin. Si nje beteje jo te lehte per ps, por edhe si nje udhekryq per vendin. Si nje veteran i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë