man utd i jep lajm te keq barces per de jongun 628651e06f866

Man Utd i jep lajm të keq Barçës për De Jongun

May 19, 2022
1 minut lexim

Manchester United nuk e ka ndërmend të bëjë sakrifica të mëdha për të arritur deri tek Frenkie de Jong.

Bëhet e ditur se “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Barcelonës.

Gjiganti katalunas i kërkon rreth 80 milionë euro për përfaqësuesin holandez.

Mirëpo, mediumi britanik “Daily Mail” raporton se Man Utd e ka informuar Barçën se nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shumë për ish-futbollistin e Ajaxit.

Kjo nënkupton se “Blaugrana” duhet ta zbresin kërkesën e tyre për futbollistin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez për sezonin e ardhshëm.

Barça do të mundohet t’i shesë disa lojtarë, në mënyrë që të krijojë fonde për të bërë përforcime në afatin kalimtar të verës.

Katalunasit e kishin blerë De Jongun në vitin 2019 për 75 milionë euro nga Ajaxi.

Lojtarin po e do me ngulm trajneri i ardhshëm i klubit nga “Teatri i Ëndrrave”, bashkëkombësi i tij, Erik ten Hag.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

dy deshirat qe vajzat i duan ne shtrat por kane turp ti thone 628651db28563
Story i mëparshëm

Dy dëshirat që vajzat i duan në shtrat, por kanë ‘turp’ t’i thonë

reali po planifikon ta blindoje dyshen braziliane 6286537e1131e
Story i radhës

Reali po planifikon ta blindojë dyshen braziliane

Të fundit nga

Kjo zonë e Vushtrrisë mbetet pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se ka shpërthyer gypi kryesor që furnizon rrugën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri. Si pasojë, KRU “Mitrovica” thotë se kjo zonë mbetet pa ujë deri
ShkoLartë