man united po planifikon nje transferim te trefishte nga psg ja ne vere 67f411b2b1010

Man United po planifikon një transferim të trefishtë nga PSG-ja në verë

April 7, 2025
1 minut lexim

Manchester United po planifikon të bëjë një goditje të trefishtë në verë duke nënshkruar me tre lojtarë nga Paris Saint-Germaini. 

Bëhet fjalë për treshen e të rinjve të përbërë nga Axel Tape, cdhe Oumar Camara, që do të transferoheshin në Angli si lojtarë të lirë sipas gazetarit Graeme Bailey. 

‘Djajtë e Kuq’ kanë vënë fokusin e tyre tek këta tre lojtarë, të cilët pritet të largohen nga kryeqyteti francez këtë verë pasi të skadojnë kontratat e tyre. 

United ka investuar shumë në lojtarë të rinj nën urdhrat e Ruben Amorim deri më tani, duke mirëpritur Patrick Dorgun dhe Ayden Heaven si dy blerjet e tyre të vetme të janarit. 

Tekniku portugez gjithashtu i ka dhënë mundësinë dhe hapësirën disa lojtarëve nga akademia, veçanërisht sulmuesit Chido Obi pas transferimit të tij nga Arsenali. 

Sipas Bailey, që të dy Christopher Vivell dhe Jason Wilcox ishin të impresionuar nga treshja e PSG-së dhe së shpejti mund të synojnë të rrisin interesimin e Unitedit për transferimine tyre. 

Sidoqoftë, gjiganti anglez pritet të përballet me konkurrencë nga klube të tjera si Chelsea dhe Newcastle United. 

Është lënë të kuptohet se treshja ka gjithashtu oferta edhe nga Gjermania, Italia dhe Spanja gjë që e vështirëson edhe më shumë misionin e Unitedit për transferimin e tyre. 

Sipas gazetarit, Tape në veçanti i ka impresionuar shefat e United kur luajti ndaj grupmoshave të ‘Djajve të Kuq’ në Ajax Future Cup në gusht të vitit të kaluar. 

Qendërmbrojtësi tashmë ka bërë debutimin e tij për ekipin e parë të PSG-së këtë sezon në Kupën e Francës dhe do të ishte një tjetër përforcim kualitativ në mbrojtje së bashku me Heaven.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rizvanolli tregon propozimin qe ministria e saj i ka bere zrre se per cmimin e rrymes 67f40df7376a1
Story i mëparshëm

Rizvanolli tregon propozimin që ministria e saj i ka bërë ZRRE-së për çmimin e rrymës

macron thote se kundershton cdo zhvendosje te popullsise dhe cdo aneksim te gazes dhe bregut perendimor 67f4153459302
Story i radhës

Macron thotë se kundërshton çdo zhvendosje të popullsisë dhe çdo aneksim të Gazës dhe Bregut Perëndimor

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë