Manchester United raportohet se ka nisur bisedimet për transferimin e Cody Gakpos.
Man United ishte i lidhur me transferimin e tij edhe në afatin kalimtar të verës, por ai afat u mbyll dhe holandezi mbeti te PSV Eindhoveni.
Por, “Djajtë e Kuq” nuk kanë hequr dorë dhe tani po synojnë transferimin e Gakpos për në afatin kalimtar të janarit.
Dhe, sipas “Mirror”, klubi anglez ka nisur me PSV-në bisedimet për transferimin e 23-vjeçarit, i cili shënoi 3 gola në 5 paraqitjet e tij me Holandën në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Thuhet se një marrëveshje mund të mbyllet për shifrën prej 50 milionë eurosh.
Cody Gakpo me PSV-në ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.