Mallkimi vazhdon për Lionel Messin.
Ylli argjentinas tentoi ta prishte shterpësinë sot në “Bernabeu” ndaj Realit, por kjo nuk ndodhi.
Hendeku tashmë është thelluar në 790 minuta pa gol ndaj Realit të Madridit në të gjitha kompeticionet.
Kujtojmë që argjentinasi i formacionit francez humbi edhe një penallti në ndeshjen e vajtjes, gabimi i tij i pestë në karrierë në Champions.