Mallkimi i Dybalas

February 21, 2022
1 minut lexim

Paulo Dybala do të mungojë në ndeshjen e Juventusit kundër Villarrealit që zhvillohet nesër në mbrëmje, një shembull i fundit i një historie të gjatë i të qenit fatkeq për Ligën e Kampionëve për argjentinasin 

Ish futbollisti i Palermos ju bashkua bardhezinjve në verën e vitit 2015 dhe është paraqitur në të shtatë sezonet e Ligës së Kampionëve prej asaj kohe. Gjatë 52 ndeshjeve ai ka shënuar 18 gola dhe ka bërë tre asiste, por vazhdimisht ka qenë fatkeq duke munguar në ndeshjet kryesore për skuadrën nga Torino. 

Gjatë sezonit 2015/16, Dybala ishte vendimtar në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales kundër Bayern Munich, duke shënuar një gol derisa ata barazuan 2-2 në shtëpi. Ai mungoi në ndeshjen e kthimit për shkak se vuante nga një lëndim dhe Juventusi humbi kundër skuadrës me rezultat 4-2 në kohën shtesë. 

Sezonin tjetër, sulmuesi arsgjentinasi ishte lojtari kyç në ndeshjen e parë çerekfinale ku shënoi dy herë kundër Barcelonës. Mandej ai dështoi të kishte impakt për tërë ndeshjet e radhës deri në finale dhe nuk bëri asgjë në humbjen nga Real Madridi në Cardiff. 

Në sezonin 2017/18, Dybala ishte përjashtuar me të kuq në çerekfinale kundër Real Madridit pasi që mori dy karton të verdhë, që bëri që ai ta shikojë horirin e skuadrës spanjolle që e siguroi kualifikimin në minutat e fundit gjatë ndeshjes në Santiago Bernabeu. 

Një vit me vonë, ish sulmuesi i Palermos mezi luajti në dy ndeshjet çerekfinale kundër Ajaxit, shkaku i një lëndimi, ku ai luajti vetëm 60 minuta në të dyja ndeshjet. 

Gjatë kohës së Maurizio Sarri në stol, Dybala do të luante vetëm 13 minuta në ndeshjen e dytë të 1/8-ës së finales kundër Lyonit, zëvendësim që erdhi pikërisht për shkak të një lëndimi. 

Në fund, sezoni i kaluar. Në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales kundër Portos, Dybala ishte në bankën rezervë kurse nuk luajti në ndeshjen e dytë për shkak të një lëndimi. 

Mungesa e tij në ndeshjen kundër Villarrealit është ndeshja e fundit e një historie të gjatë fatkeqe të tij në këtë garë. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Ai ka moshën e djalit tim”, Iliri flet për herë të parë për përplasjet me Donaldin

Story i radhës

Putin njohu dy rajonet në Ukrainë, Biden merr këtë vendim të rëndësishëm

Të fundit nga

ShkoLartë