Malisheva ka shënuar fitoren me të thellë gjatë këtij edicioni dhe në udhëtim me rezultat 6:0 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 12-të në elitën e futbollit të Kosovës.
Ferizaj ka pësuar humbjen më të rëndë si vendas që nuk mbahet mend në histori të këtij klubi.
Kryetrajneri i ri i Ferizajt, Andrej Panadiç, sot ka përjetuar debaklin, që është ndeshja e dytë.
Nga ana tjetër, kryetrajneri i Malishevës, Sami Sërmaxhaj, ka shijuar prej fitoreve më të thella në karrierën e tij si trajner.
Golat i realizuan Bleart Tolaj 1, Ilir Mustafa , Agon Xhaka 1, Sobo 2, Hajdari.
Ferizaj ngujohet në fund me tetë pikë dhe Malisheva ngritet në pozitën e shtatë me 11 pikë.