FC Malisheva po qëndron në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku po zhvillon përgatitjet e fundit para fillimit të edicionit të ri.
Sot, skuadra e Superligës së Kosovës ka zhvilluar miqësore në Strugë ndaj KS Kastriotit.
Skuadra e Arsim Thaqit ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0, ku kanë realizuar katër futbollistë të ndryshëm.
Golat për Malishevën i shënuan Kreshnik Bahtiri, Alban Shillova, Medin Bajrami dhe Alush Gavazaj.
Të gjithë golashënuesit janë futbollistë të ardhur në këtë afat kalimtar te skuadra bardhekaltër.