Malisheva pëson humbje të thellë në Podgoricë, eliminohet nga Conference League

1 minut lexim

Skuadra e Malishevës sonte nuk ia doli që të kthehet me rezultat pozitiv nga kryeqyteti i Malit të Zi. 

Malisheva ka pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Buduçnosti në Podgoricë, në takimin e kthimit në rrethin e parë kualifikues të Conference League. 

Kjo humbje ia ka zhvlerësuar fitoren e takimit të parë me 1:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Megjithatë, Malisheva përkundër eliminimit, ka lënë përshtypje të mira si debutuese në garat evropiane.

Ivanoviq (32′), Gaviq (56′) e Perishiq (88’), shënuan për fitoren e skuadrës malazeze.

Djelmoshat e trajnerit Qëndrim Kida u angazhuan maksimalisht por  nuk ia dolën nga ky rrugëtim i gjatë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Autori i sulmit kishte në telefonin e tij fotografi të ish-Presidentit Trump, Presidentit Biden dhe zyrtarëve të tjerë

Story i radhës

Kejvina Kthella nuk lë vënd për imagjinatë ,“djeg” rrjetin me pozat provokuese në det

Të fundit nga