KEDS ka njoftuar konsumatorët e Malishevës se për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva, është jashtë operimit.
Sipas KEDS-it, ekipet e tyre në terren janë në vend të ngjarjes duke kërkuar prishjen në linjën 35 kV, por kushtet atmosferike, konkretisht mjegulla e dendur po vështirëson tejmase intervenimin.
“Shikueshmëria është shumë e shkurtë, prandaj kërkojmë mirëkuptim deri në gjetjen dhe sanimin e plotë të linjës.
Ekipet tona po punojnë me të gjitha kapacitetet fizike e teknike, për të rikthyer furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftim.