Malisheva nxjerr në shitje biletat për duelin ndaj Buducnostit në Ligën e Konferencës, ja çmimet

1 minut lexim

Klubi i futbollit, Malisheva ka nxjerrë në shitje sot biletat për duelin ndaj FK Buducnost Podgorica.

Prej orës 10 sot, biletat do të jenën në shitje në bulevardin e qytetit në Malishevë, e po ashtu edhe ditën e ndeshjes në Podujevë, afër stadiumit.

Ndeshja zhvillohet më 11 korrik në orën 17:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Çmimet e biletave janë:

Veri, 5€

Jug, 5€

Perëndim, 10€

Malisheva merr pjesë për herë të parë në garat evropiane dhe do të garojë në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ata përfunduan në vendin e katërt në Superligë, duke e siguruar të drejtën për të garuar për herë të parë në histori në garat evropiane, pasi Prishtina u mposht në finale të Kupës së Kosovës nga Ballkani.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Ministri i Jashtëm britanik udhëtimin e parë e bën në Berlin

Story i radhës

8 zakonet e thjeshta për një jetë më të lumtur

Të fundit nga