Malisheva është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.
Malisheva kalon në epërsi me 1:0 në minutën e 19-të, ku Alban Shillova nga penalltia u tregua i saktë.
Ferizaj po luan shumë dobët në pjesën e parë, asnjë rast shënimi.
Në ndeshjen mes Drenicës së Skenderajt dhe Gjilanit, mbyllet pa gola pjesa e parë.
Në minutën e 27-të, gjyqtari pasi shikoi sistemin VAR, anuloi penalltinë që akordoi për Drenicën.