Malisheva firmos tre vjet me Shalën

1 minut lexim

Ekipi i futbollit Malisheva vazhdon me përforcime për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Malisheva përforcohet me futbollistin LIburn Shala. 

“Liburn Shala, rrugëtimin e tij në futboll e filloi në edicionin 2016/2017 me FC Malishevën, e më pas u transferua në klubin

Prizrenspor dhe Winner. Si 14 vjeçar Liburni ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës me U15. 

Liburni derisa ishte pjesë e A&N, me gjeneratën U19 arritën të inkuadrohen në Superligën e Kosovës dhe ka luajtur vazhdimisht edhe me ekipin senior të A&N  në Ligën e Parë të Kosovës.

Liburni në vazhdimësi ka treguar cilësitë e një futbollisti shumë të talentuar, falë  angazhimit të tij maksimal, vullnetit për punë dhe pasionit të tij për futbollin karriera e tij në futbollin profesional pa dyshim ka një të ardhme të sigurtë.

Klubi konfirmon se ka kompletuar marrëveshje trevjeçare për transferimin e Liburnit nga A&N. Liburnit i urojmë suksese në karrierën e tij personale dhe në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, njofton FC Malisheva.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Veliaj takim me Susan Goeransson: Tirana qytet në zhvillim, bashkëpunim për kthimin e Bregut të Lumit në park linear me pemë

Story i radhës

Petkov: Kuvendi bullgar ka marrë vendim historik

Të fundit nga