Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka qenë i ftuar në Syri tv ku ka folur për dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari dhe moszbatimin e vendimit nga ana e KQZ-së për t’i hequr mandatin.
Maliqi është shprehur se Hajdari është dënuar me një vit burg të formës së prerë ndërsa ai nuk shkarkohet nga kryeministri Edi Rama. Ai bëri një krahasim edhe me dënimin e Ervin Salianjit, ku tha se njëri futet në burg pa prova, kurse tjetri vijon të jetë në detyrë.
“Kemi të bëjmë me një drejtësi të kapur dhe me dy standarte, ndërsa dënimi i Hajdarit është qesharak. Kur ti fsheh një dënim jashtë vendit ti duhet të largohesh nga detyra. Ligji i dekriminalizimit është i zbatueshëm për të gjithë. Handari kreu i bashkisë së Kuçovës ishte i dënuar me burg në Greqi ndërsa Rama e mbajti në detyrë.
Në datën 5.07 të këtij viti është dënuar Hajdari me formë të prerë dhe ai duhet të shkarkohet nga kryeministri Rama. Kjo është drejtësi me dy standarte dhe rasti i Salinjit pa prova dhe fakte dënohet dhe arrestohet ndërsa Hajdari vazhdon detyrën. E njëjta është ndaj Berishës dhe presioni ndaj opozitës po përdoret nga Rama.
Rama nuk e ka problem për të dënuar 10-20 nga të tij vetëm të mbajë pushtetin. Spak është i kapur.” – tha Maliqi.
BURIMI: Bota Sot