Milan është përforcuar me një mbrojtës.
Skuadra ‘Rossoneri’ ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Schalke 04, Malick Thiaw.
Lojtari është transferuar në formë permanente.
Kontrata e Thiaw me Milan do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2027.
Thiaw, i lindur në vitin 2001, ka luajtur me skuadra si Dusseldorf, Leverkusen, Monchengladbach e Schalke.
Po ashtu, Thiaw është pjesë e skuadrës U21 të Gjermanisë.