Mali i Zi, akuzohen 21 persona për kontrabandë me kokainë, përfshirë kryetarin e Budvës dhe zyrtarë të policisë

September 16, 2023
1 minut lexim

Pas një hetimi disa mujor, Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar të Malit të Zi ngriti aktakuzë kundër 21 personave, duke përfshirë oficerë të lartë policie dhe operativë, kryetarin e komunës së Budvës dhe drejtuesit dhe anëtarët e dyshuar të klaneve malazeze të drogës.

Ata akuzohen për kontrabandë me më shumë se katër tonë kokainë, pastrimin e miliona eurove, shpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje.

Të paktën tetë policë dhe operativë janë akuzuar, përfshirë oficerin e policisë Lubo Miloviçin, që është arratisur, Petar Lazoviç, punonjës i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, i cili është në paraburgim dhe Dejan Knezheviç, i cili ishte ndihmës drejtor i Administratës së Policisë së Malit të Zi.

Në mesin e tyre është edhe kryetari aktual i Komunës së Budvës, Milo Bozhoviç, zyrtar i ish- Frontit Demokratik, parti kjo pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi.

Aktakuza përfshinë edhe Radoje Zvicer, i cili është në arrati dhe njihet si njëri nga drejtuesit e dyshuar të klanit kriminal “Kavaçki”.

Prokurori i Posaçëm Vukosh Radonjiç tha se “ata akuzohen për vepra penale të kryera nga viti 2019 deri në shkurt 2021 në Mal të Zi, por edhe në disa vende të Evropës dhe Amerikës së Jugut”.

Në vitin 2021, Europoli u dorëzoi institucioneve shtetërore malazeze transkriptet e bisedave të koduara të anëtarëve të klanit përmes aplikacionit SKY.

Në atë dokument, të publikuar vitin e kaluar nga portali “Libertas”, i cili kishte qasje në atë dokument, ndër të tjera thuhej se “Policët Petar Lazoviç dhe Lubo Miloviç, ishin anëtarë të klanit “Kavaçki” dhe ishin drejtpërdrejt të përfshirë në kontrabandën e sasive të mëdha të kokainës nga Ekuadori në Bashkimin Europian dhe në Australi”.

Për zotin Miloviç është lëshuar një fletarrest ndërkombëtar, ndërsa për Petar Lazoviçin është arrestuar në korrik të vitit të kaluar dhe prej atëherë është në paraburgim./VOA

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Digjet kamioni në autostradën Fier-Vlorë, shpëton shoferi

Story i radhës

Dortrmundi fiton në udhëtim në një ndeshje dramatike 

Të fundit nga

ShkoLartë