malet e kamenices vazhdojne te jene nen zjarr kerkohet ndihme 67d66c22ddf67

Malet e Kamenicës vazhdojnë të jenë nën zjarr, kërkohet ndihmë

March 16, 2025
1 minut lexim

Disa zona në Kamenicë vazhdojnë të jenë të përfshira nga zjarret.

Në një njoftim nga komuna, bëhet e ditur se flakët po ndodhin në territorin e Artanës, saktësisht në lokacionin Gugulloc-Bushincë.

“Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrëfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera”, shkruhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

Ndërkohë bëhet e ditur se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut.

“Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve”, përfundon njoftimi i komunës së Kamenicës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vuciq flet pas protestes permendi mundesine e zgjedhjeve te reja ne serbi 67d66b761f67f
Story i mëparshëm

Vuçiq flet pas protestës, përmendi mundësinë e zgjedhjeve të reja në Serbi

pese banore ne televotim me pak i votuari le shtepine te marten 67d66d220b2ed
Story i radhës

Pesë banorë në televotim! Më pak i votuari lë shtëpinë të martën

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë