Male: Ende pa nisur fushata, partitë kanë shpenzuar 25 mijë dollarë

Ende pa filluar fushata zgjedhore partitë politike kanë shpenzuar 25 mijë dollarë.

Këtë e ka bërë me dije Vëzhguesja e KRIIK Antuela Male, e cila ishte e ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania.

Ajo tha se partitë që kanë shpenzuar më shumë janë koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe “Nisma Thurje”.

Që   nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, kemi filluar monitorimin  e të gjitha  reklamave politike në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram. Deri më tani rezulton se janë shpenzuar 25 mijë dollarë me qëllime politike, dhe janë kandidatët ata që janë duke shpenzuar.  Ato që kanë shpenzuar më shumë janë  koalicionin “Bashkë Fitojmë” dhe ‘Nisma Thurje’- tha ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lajme të këqija për Interin para sfidës së Champions

Story i radhës

Pronari i restorantit “Krime” i dërgon mesazh Moskës

Të fundit nga