maldivet behen vendi i pare ne bote per ndalim te pirjes se duhanit per breza te tere 6907985406542

Maldivet bëhen vendi i parë në botë për ndalim të pirjes së duhanit për breza të tërë

November 2, 2025
1 minut lexim

Maldivet janë bërë vendi i parë në botë që zbaton një ndalim të pirjes së duhanit për breza të tërë, duke u ndaluar atyre që kanë lindur pas 1 janarit 2007, të përdorin, blejnë ose t’u shiten produkte duhani.

Masa u njoftua nga Presidenti Mohamed Muizu dhe hyri në fuqi më 1 nëntor, me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe krijimin e një “brezi pa duhan”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Sipas ligjit të ri, kushdo që ka lindur më 1 janar 2007 ose pas kësaj date, nuk lejohet të blejë, përdorë ose të ketë qasje në produkte duhani në gjithë territorin e Maldiveve.

Sipas mediave të huaja, ndalimi mbulon të gjitha format e duhanit, teka shitësit janë të detyruar të kontrollojnë moshën e klientëve para se të bëjnë ndonjë shitje. Masa zbatohet edhe për vizitorët në kombin ishullor, i cili përbëhet nga 1,191 ishuj të vegjël koralorë, shtrihet për rreth 800 kilometra përgjatë ekuatorit dhe është i famshëm për turizmin e tij luksoz.

Në të njëjtën kohë, mbetet në fuqi një ndalim i plotë i importit, shitjes, shpërndarjes, posedimit dhe përdorimit të cigareve elektronike dhe produkteve të avullimit për të gjithë, pavarësisht moshës.

Shitja e produkteve të duhanit te të miturit dënohet me një gjobë prej 50,000 rufijaa (rreth 3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve të duhanir ka një gjobë prej 5,000 rufijaa (rreth 320 dollarë).

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rrjetet sociale po e helmojne trurin e inteligjences artificiale 6907980e158e2
Lajmi i mëparshëm

Rrjetet sociale po e helmojnë “trurin” e inteligjencës artificiale

nuk dime cfare na pret ndihmat ende skane mberritur xhamajka perballet me pasojat shkaterruese te uraganit melissa 69079a06cc1b1
Lajmi i radhës

“Nuk dimë çfarë na pret. Ndihmat ende s’kanë mbërritur”/ Xhamajka përballet me pasojat shkatërruese të uraganit “Melissa”

Të fundit nga

Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping,
ShkoLartë