maldini faleminderit zotit qe sjam perballur me messin 686e54f2eb3b2

Maldini: Faleminderit Zotit që s’jam përballur me Messin

July 9, 2025
1 minut lexim

Paolo Maldini ishte përballur me shumë legjenda të futbollit gjatë karrierës së tij të bujshme.

Duke nisur nga Maradona, Ronaldo braziliani, Cristiano Ronaldo, Michel Platini, Zinedine Zidane, e të tjerë.

Por, ai që konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit nuk është përballur asnjëherë me atë që shumëkush e konsideron si futbollisti më i mirë në histori, Lionel Messi.

Dhe, legjenda italiane e Milanit ndihet me fat që nuk është ballafaquar me tetë herë fituesin e Topit të Artë pasi është i vetëdijshëm se “Pleshti” do të mund t’ia shkaktonte një natë tmerri.

“Disa prej lojtarëve më të mëdhenj me të cilët jam përballur janë Maradona e Ronaldo (braziliani). Nuk kam luajtur kundër Messit, e falënderoj Zotin për këtë!”

Kur u pyet nëse Messi ishte me fat që s’ndodhi kjo përballje, Maldini ndërhyri menjëherë: “Jo, jo, unë isha ai që isha me fat!”

Sigurisht se do të ishte mjaft interesante dhe madhështore po ta shihnim një duel Maldini – Messi kur të dy ishin në formën kulmore

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shembjet ne theth berisha krim i shemtuar nuk eshte shkelur ligji i urbanistikes jane kabina pa themel 686e547bba98c
Lajmi i mëparshëm

Shembjet në Theth, Berisha: Krim i shëmtuar! Nuk është shkelur ligji i urbanistikës, janë kabina pa themel

memli krasniqi zyrtarizon rikandidimin e shaqir totajt per kryetar te prizrenit me shaqen prizreni eshte gjithmone ne pune 686e54f5ee498
Lajmi i radhës

Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë

Të fundit nga

ShkoLartë