Mal i Zi, homazhe për 12 viktimat e sulmit me armë ditën e Vitit të Ri

January 4, 2025
1 minut lexim

Në Cetinjë të Malit të Zi u mbajtën sot homazhe për 12 personat që u vranë gjatë një sulmi ditën e Vitit të Ri.

Në bashkinë e qytetit ishin vendosur fotografi të viktimave të sulmit, ndërsa në homazhe morën pjesë të afërm të tyre dhe zyrtarë të Malit të Zi.

Të premten, kryeministri malezez Milojko Spajić njoftoi një projektligj të ri që ashpërson masat për mbajtjen e armëve.

Zoti Spajić njoftoi se individët që kanë armë me leje do t’i nënshtrohen një kontrolli të së shkuarës së tyre dhe gjendjes psikologjike ndërsa paralajmëroi për një ndëshkim tejet të ashpër për ata që mbajnë armë në mënyrë të paligjshme.

Viktimat e sulmit në qytetin perëndimor të Cetinjës ishin 7 burra, tre gra dhe dy fëmijë, të lindur në 2011 dhe 2016.

Policia tha se autori, i identifikuar si Aco Martinović, ka të ngjarë të ketë qëlluar veten në kokë dhe humbi jetën.

4 persona të tjerë që u plagosën rënde vazhdojnë të marrin trajtim spitalore.

Mali i Zi ka një kulturë të rrënjosur thellë të mbajtjes së armëve.

Televizioni shtetëror RTCG raportoi se Mali i Zi është vendi i 6 në botë për sa i përket numrit të armëve të paligjshme për frymë./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohet arsyeja, Amorim e ndëshkon Rashfordin

Story i radhës

​Disa fshatra të Podujevës pa rrymë, KEDS: Ekipet po punojnë

Të fundit nga

ShkoLartë