Maksuti: Ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme, por nuk dihet se si do të arrihen

min lexim

Shkup, 11 nëntor – Mersim Maksuti thotë se fotografitë e publikuar të kryetarit të ri Islam Abazi me disa politikanë nuk do të thotë se ai do të ndikohet nga një parti politike.

 

“Dy-tri foto të publikuara në publik nuk janë dëshmi se Islam Abazi, kryetari i ri i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, do të ndikohet nga një parti e caktuar politike”, tha për “Lokalno” profesori universitar Mersim Maksuti.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme dhe duhet të ndodhin, por mbetet e paqartë se si do të arrihen.

Për ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, Maksuti thotë se ato janë të pashmangshme.

“Ndryshimet kushtetuese janë të pashmangshme dhe duhet të ndodhin, por mbetet e paqartë se si të arrihet deri aty. Për këtë, edhe vetë OBRM-PDUKM është shumë e bindur se ky është një proces i pakthyeshëm, por po luan lojën e vet politike që mund të përfitojë nga kjo situatë, nga e cila mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Kryetari i opozitës e di shumë mirë që perspektiva evropiane e shtetit është mbi interesat e çdo partie politike”, thotë Maksuti./Telegrafi/

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Chris Rock do të bëhet komediani i parë që do të performojë ‘live’ në Netflix

Story i radhës

Horoskopi për ditën e sotme: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë?

Të fundit nga