Maksuti: BDI-ja meritore për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, Ahmeti figura që dominon skenën politike!

1 minut lexim

Duke folur për 20 vjetorin e themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim, profesori universitar njëherit edhe analisti, Mersim Maksuti ka thënë se partia e Ali Ahmetit shënoi rritje të të drejtave të shqiptarëve nga pozita zero. Ai thotë se me BDI-në në pushtet të drejtat e shqiptarëve u avancuan shumë.

Përveç asajë, Maksuti thotë se kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim është figura dominonte në skenën politike në RMV në 20 vitet e fundit.

“U shënua një rritje nga pozita zero e të drejtave të shqiptarëve, u avancuan mjaft, falë luftës mbi të gjitha dhe kuptohet, falë këtij subjekti, BDI-së, që ishte fuqishëm në skenën politike, padyshim është moment më vlerësues politik i këtij subjekti. Kur themi BDI-ja, nuk mund ta dalloj liderin e saj, Ali Ahmeti, cili është figurë publike dominante e këtyre 20 viteve, jo vetëm në kampin shqiptar, por edhe te kampi politik maqedonas. Shihni, figura e tij është figura më e rëndësishme, unë mund të them që BDI-ja edhe personifikohet me kreun e saj, Ali Ahmeti”, tha Maksuti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zjarri fillon përsëri të shihet në ish-fabrikën në Tetovë (Video)

Story i radhës

​UEFA do të kryejë hetim të pavarur për kaosin para finales së Ligës së Kampionëve

Të fundit nga