Makraduli synon për sekretar gjeneral të LSDM-së?! ‘Deklaratat si të Shilegovit dëmtojnë unitetin e partisë’

November 6, 2024
1 minut lexim


Ish-zyrtari i lartë i LSDM-së, Jani Makraduli, beson se do të ketë sukses koncepti i kryetarit të partisë, Venko Filipçe, për bashkimin e strukturave. Në emisionin Daily Click në TV21, Makraduli bëri thirrje për konsolidim. Ai komentoi edhe publikimin në Facebook të bashkëpartiakut të tij, Petre Shilegov i cili shkroi se LSDM tani është parti e robëruar me liderë të “imponuar”.

I pyetur nëse në të ardhmen synon postin sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, Makraduli nuk u përgjigj konkretisht.


Tha se Venko Filipçe ka pasur pozitë të keqe fillimi në funksion pas disfatës së LSDM-së në zgjedhje, por shtoi se tani po kthehet entuziazmi në parti. Paraprakisht Bordi Qendror i LSDM-së caktoi kongres për më datën 24 nëntor, ku do të zgjidhen anëtarët e ri të Bordit.

Pas zgjedhjes së Bordit qendror do të hapet rruga për përbërje të re të Bordit ekzekutiv dhe udhëheqjes së re. Pritet që Venko Filipçe përsëri të kërkojë mbështetje nga anëtarët për kryetar partie në zgjedhjet brendapartiake që do të mbahen në mars.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndodh edhe kjo në Maqedoni! Kryeshefi i policisë nuk paguan në pikëpagesat rrugore, ua tregon punonjësve distinktivin e tij

Story i radhës

Vendimi/ Çmimet për ndërtimet në Tiranë! Kushtetuesja rrëzon Shoqatën e Ndërtuesve, kërkuan shfuqizimin e VKM-së

Të fundit nga

ShkoLartë