makinat po shiten gjithnje e me pak ne evrope bien shitjet ne 2025 en 6808115222617

Makinat po shiten gjithnjë e më pak në Evropë, bien shitjet në 2025-ën

April 22, 2025
1 minut lexim

Numri i makinave të regjistruara në Europë në dy muajt e parë të vitit ra me 3%. Tregjet e mëdha si Gjermania, Italia e Franca regjistruan rënie, ndërsa Spanja si pjesë e Bllokut Europian njohu rritje rreth 8%.

Në raportin që publikon Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve, në muajt janar-shkurt u regjistruan 1.68 mln makina private, nga 1.74 mln në vitin 2024.

Rënia shihet edhe në fabrikat e prodhimit, ku grupe gjigante që përfshijnë marka të mëdha të tilla si Volksvagen, Stelantis, Mercedes Benz, Tojota apo dhe Tesla, kanë nxjerrë mijëra njësi më pak se vitin e kaluar, përcjell Euronews Albania.

Konkurrenca dhe prirja për të shkuar tek makinat elektrike ka ndikuar në këto linja prodhimi, dhe kjo shihet edhe në statistikat e përgjitshme, ku makinat me naftë e benzinë po zënë më gjithnjë e më pak vend në rrugët e Europës.

Ndërkohë, në Shqipëri nuk ka ende të dhëna nga Drejtoria e Transporteve për importin e mjeteve këtë vit, por me ecurinë e vitit 2024, këtu regjistrohen rreth 8000 makinë çdo muaj, nga të cilat, ku vazhdojnë të dominojnë makinat me lëndë djegëse.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

gostivari ankohet ne ffm pesuam gol pas nje shkelje materiale te rregullave 6808106767d9b
Story i mëparshëm

Gostivari ankohet në FFM: Pësuam gol pas një shkelje materiale të rregullave! 

washinton post detajon propozimin e shba per ukrainen duke perfshire njohjen e krimese si ruse 680813ebb295a
Story i radhës

Washinton Post detajon propozimin e SHBA për Ukrainën, duke përfshirë njohjen e Krimesë si ruse

Të fundit nga

ShkoLartë