Makina përplas udhëtarin me biçikletë, burri ndërron jetë në vend

1 minut lexim

Aksident në Berat, mjeti përplas një burrë që po udhëtonte me biçikletë i cili ka humbur jetën në vend.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal.

M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjarpri e kafshoi në buzë, 2-vjeçarja hakmerret ndaj tij, ia kthen me të njëjtën monedhë

Story i radhës

U.D. Kryeprokurori Enis Gashi, mbajti takim falënderimi për kontributin dhe punën e kryer te prokurorit Nazmi Krasniqi ne Prokurorinë Themelore në Gjakovë

Të fundit nga