Makina përplas të miturin në Vlorë, shoferi e braktis në rrugë

1 minut lexim

Një makinë ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar në fshatin Panaja të Vlorës sot.

Pasi e ka përplasur me makinë, shoferi i mjetit është larguar nga vendi duke lënë fëmijën në rrugë.

Si pasojë e aksidenti është lënduar fëmija, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.06.2022, rreth orës 20:00, në fshatin Panaja, Vlorë, automjeti tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas të mitur rreth 10 vjeç dhe është larguar.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi i mitur, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tifozët grekë e teprojnë, shpalosin Kosovën si pjesë të Serbisë

Story i radhës

​Dokumentari për Jennifer Lopez së shpejti në Netflix

Të fundit nga