Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Fier, në afërsi të fshatit Velmish. Një punëtor që punonte në një firmë për asfaltimin e rrugëve është përplasur nga një makinë në rrugën nacionale Poshnje-Roskovec.
Mjeti që përplasi punëtorin ishte “Pegouet” me targa AA 067 GM. Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Burime për Abc bëjnë me dije se punëtori që u aksidentua për vdekje është Mentor Lama, nga fshati Thumanë, rreth 45-vjeç.
Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Abc, këpucët e punëtorit të aksidentuar janë ende në rrugë.