Një vajzë 7-vjecare, pjesë e komunitetit afgan që po jeton në Shëngjin, ka mbetur e plagosur pasi u përplas ndërsa po kalonte rrugën pranë hotelit ku qëndron.
Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jeten.
Aksidenti ndodhi në rrugën hyrëse të Shengjinit dhe pas ngjarjes drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje në lidhje me këtë aksident.
Ndërsa policia po heton edhe për shkaqet e ngjarjes.