Makina e presidentit të Qipros Turke bllokohet nga protestues grekë qipriotë në Londër

March 29, 2023
1 minut lexim

Protestues grekë qipriotë në Londër bllokuan automjetin e Presidentit të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) Ersin Tatar, transmeton Anadolu.

Një grup prej rreth 50 protestuesish u përpoqën të pengonin hyrjen e tij në King’s College, ku ai do të merrte pjesë në një konferencë mbi çështjen e Qipros, njoftoi Presidenca e TRNC-së.

Protestuesit mbanin flamuj grekë dhe parulla kundër Tatarit dhe turqve qipriotë.

Rojet e sigurisë britanike dhe turke përpara ndërtesës së universitetit shpërndanë turmën, duke mundësuar kalimin e Tatarit. Presidenti u largua më vonë nga universiteti pas ngjarjes.

Në një paraqitje televizive në mediat turke pas incidentit, Tatar tha se protestuesit do ta kishin sulmuar nëse nuk do të kishte prani të policisë në hyrje të universitetit.

“Ata nuk mund ta tolerojnë këtë”, tha ai, duke nënvizuar se arsyeja e protestës ishte mbulimi mediatik i kontakteve të tij me gazetarë dhe ligjvënës në Britani, si dhe fjalimet e tij.

“Ata nuk duan të na dëgjojnë as zërat, sepse kur të dëgjohet zëri ynë, shohin se do të pranohet, shohin se do të bëhet më i fortë”, tha ai.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ndicka në “radarët” e “elitarëve”

Story i radhës

Kthehen përkohësisht temperaturat e ngrohta, ky është parashikimi për pesë ditët e ardhshme

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë