Makina e parë elektrike e Rolls-Royce kushton 413 mijë dollarë

min lexim

Rolls-Royce ka filluar gradualisht të kalojë tek makinat elektrike. Marka Britanike e makinave luksoze prezantoi modelin e parë elektrik, Spectre Coupe.

Pasardhësi shpirtëror i Phantom është shumë i ngjashëm në paraqitje me modelet me karburant por premton më shumë qetësi dhe rehati dhe kjo falë motori elektrik.

Makina përshpejton nga 0 në 100km/h për 4.4 sekonda dhe përshkon një distancë prej 420km me një karikim të vetëm. Edhe pse nuk kemi të bëjmë me statistika të frikshme, qëllimi i këtyre makinave është komoditeti dhe jo performanca.

Kjo gjë është reflektuar edhe në brendësi të saj. Dizajni i brendshëm karakterizohet nga ekrane infotainment madje edhe një panel dixhital për pasagjerin.

Për të ruajtur filozofinë e dizajnit të posaçëm, blerësit e makinës mund ta përshtatin atë në detaje deri tek ngjyra e butonave në ekran.

Spectre ka një platformë alumini përshtatur për motorët elektrikë ndërsa dyert me dizajnin “Starlight” kanë 4796 pika ndriçimi. Është makina e parë Rolls-Royce me disqe gomash prej 23-inç.

Spectre do të kushtojë 413,500 dollarë në SHBA dhe konkurron me modele si Cadicall Celestiq dhe Mercedes-Maybach EQS. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U zhduk pasi nuk përdori shaminë në Lojërat Aziatike, sportistja rikthehet në Iran dhe pritet si heroinë

Story i radhës

​Studimi: Produktet për drejtimin e flokëve rrisin rrezikun e kancerit të mitrës

Të fundit nga