Maja e Lybetenit

October 28, 2022
1 minut lexim

Këtë te diel me 30 tetor Hikingnjeri do të organizojë ecjen e shumëpritur në majën madhështore të Lybetenit 2498 metra në Sharrin e Kaçanikut!
Lybeteni është maja e parë në vargmalin e Sharrit, e cila vazhdon përgjatë gjithë kufirit me Maqedoninë Veriore deri në afërsi të Korabit. 

“Prej majës mund të shihni një pjesë të madhe të bjeshkëve tjera të Sharrit në Kosovë dhe Maqedoninë veriore.
Organizimi do të jetë për 2 dëshira / mundësi të bjeshkatarëve

1. Deri te qafa e Lybetenit për ata që nuk kanë dëshirë të ecin në maje por të pushojnë dhe të kënaqen me pamje pa fund
dhe

2. Deri te Maja e Lybetenit 2498m për të fortit! Nga aty do të mahniteni me pamje 360 shkallëshe te Sharrit, rrafshit të Kosovës, Shkupit, bjeshkëve të Maqedonisë veriore etj.

Kjo ecje hynë në kategorinë mesatare të veshtërsisë dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë. Rreth 70% e ecjes bëhet nëpër shteg malor ndërsa 30% e fundit në pjertësinë e Lybetenit”, shkruan mes të tjera “Hikingnjeri”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Chrome ekspozohet përballë një problemi sigurie me rrezikshmëri të lartë

Story i radhës

Në Maqedoni janë aplikuar mbi 20 mijë vaksina kundër gripit sezonal

Të fundit nga

ShkoLartë