Maignan i tërbuar me Theon pas fitores

Mike Maignan ishte një nga protagonistët e fitores së Milanit ndaj Frosinones dhe jo vetëm në portë.

Ai dha edhe një asist për Pulisic me rastin e golit të dytë.

Portieri francez është një perfeksionist, i cili pas fërshëllimës së fundit dhe përshëndetjes ndaj tifozëve ultras, i “tërhoqi veshin” Theo Hernandez-it.

Në një video të regjistruar nga shkallët e stadiumit mund të shihet portieri i Milanit duke bërë gjeste me lojtarin me të cilin ndan edhe fanellën e kombëtares franceze.

Pasi tërhoqi vëmendjen e tij me një prekje, Maignan duket se u ankua për diçka te Hernandez, i cili mbeti duke e dëgjuar atë i hutuar. Për çfarë kanë folur?

Pothuajse me siguri duke gjykuar nga gjuha e trupit, Maignan e ka qortuar shokut të skuadrës për aksionin e golit të pësuar nga Milani ndaj Frosinones.

Mbrojtësi, i cili luajti si qendërmbrojtës, duke treguar fleksibilitet të madh, u kap në befasi në zhvillimin e goditjes së dënimit që çoi në golin e Brescianinit.

Për këtë arsye, pavarësisht fitores, portieri ka dashur të qortojë shokun e skuadrës, siç duket edhe nga lëvizjet e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raportimet për zhdukjen e 14-vjeçares në Shkup shkelin sërish kodin e etikës

Story i radhës

Po zgjeronte pa leje lokalin në qendër të Laçit, arrestohet 43 vjeçari

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez