Maguire i merr me sportivitet kriktikat

April 19, 2022
1 minut lexim

Harry Magiure i ka komentuar kritikat që po vijnë vazhdimisht në drejtim të tij për performanca të dobëta me Manchester United.

Mbrojtësi anglez duket se po i merr me sportivitet reagimet e shumta negative ndaj tij, andaj thotë se ka një arsye se pse starton vazhdimisht në 11-shën e parë të “Djajve të Kuq”.

“Nuk do të startoja në çdo ndeshje nëse nuk do të luaja mirë. Ka arsye që menaxherët gjithmonë me vendosin titullar”, u shpreh ai, shkruan Sport Bible.

Shtatgjati anglez është njëri ndër më të kritikuarit në kampin e “Red Devills”.

Futbollisti shpesh u bë edhe material për meme të ndryshme në rrjete sociale, për shkak të lëvizjeve e veprimeve të çuditshme në fushën e lojës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qeveria: Fondi pensional të dorëzojë të dhënat për pensionet më së voni deri më 21 prill

Story i radhës

Besojeni ose jo, këto zakone ndikojnë në jetëgjatësinë tuaj

Të fundit nga

ShkoLartë