Maguire i hutuar para ndeshjes

August 9, 2022
min lexim

Jeta e një futbollisti dhe e një sportisti në përgjithësi nuk është e gjitha bardhë e zi. Ndonjëherë duhet pak për të shkuar nga yjet në toke, duke e gjetur veten të pushtuar nga kritikat dhe akoma më keq nga fyerjet. Harry Maguire, mbrojtësi më i paguar në historinë e futbollit, di diçka për të.

Lojtari i Manchester United që nga sezoni i kaluar, vazhdon të jetë objekt i sulmeve të ashpra nga tifozët e tij që nuk i falin asgjë. Ata prisnin shumë më tepër nga ish-lojtari i Leicester, i cili u kushtoi Djajve të Kuq 87 milionë euro. Sezoni 2022/2023 gjithashtu filloi në mënyrën më të keqe për Maguire dhe United, të mposhtur në shtëpi nga Brighton.

Mbrojtesi në javen e parë të Premier League nuk shkëlqeu dhe në fushë u shfaq më shumë për duelin rustikan me Trossard-in se për çdo gjë tjetër. Megjithatë, menjëherë pas ndeshjes u shfaq një video që lidhet me atë që ndodhi në parandeshjen e menjëhershme në tunel.

Protagonist është kapiteni Maguire, i cili nuk është aspak i qetë kur hyn në fushë. Në pamjet, mbrojtësi duket i çorientuar dhe konfuz. Në një moment, portieri i Djajve të Kuq, De Gea, pas tij tregon diçka: me krahun e majtë tregon anën tjetër të tunelit, atë ku janë pozicionuar kundërshtarët.

Maguire i hutuar, merr mesazhin dhe pasi i afrohet kapitenit të Brighton, e fton të ndryshojë pozicionin. Në mënyrë të përmbledhur, pra, numri 5 i vendasve, rrjedhimisht i gjithë ekipi, ishte pozicionuar në anën e gabuar, me ndërhyrjen e portierit spanjoll për të korrigjuar gafën. Vetëkuptohet që videoja u bë virale në një kohë të shkurtër dhe Maguire u akuzua si një kapiten i shpërqendruar dhe i ngatërruar, edhe jashtë.

Në realitet, megjithatë, ka një faktor lehtësues për mbrojtësin, i cili shpesh keqtrajtohet në rrjetet sociale. Konfuzioni mund të krijohet nga një risi e fundit e prezantuar nga Erik ten Hag.

Siç shpjegohet në një shënim zyrtar nga klubi, pak ditë më parë: “Në një plan urbanistik të ri të rënë dakord me Erikun, stoli vendas dhe mysafir janë shkëmbyer përgjithmonë në mënyrë që menaxheri i United, stafi dhe zëvendësuesit të ulen tani në pankinen në perëndim të gjysmes se fushe. Pankina e zënë më parë nga skuadra vizitore”.

Arsyeja e kësaj zgjedhjeje? Këtu është shpjegimi: “Ndryshimi i ekipit vendos gjithashtu stafin vendas dhe lojtarët më afër Stretford End, zemra tradicionale e mbështetjes në shtëpi, dhe rreshton stolat me gjysmat e fushës ku skuadrat vendase dhe mysafire ngrohen para ndeshjes”. Një risi që me sa duket nuk u metabolizua menjëherë nga Maguire i varfër.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Lipjani të enjten do të përballet me reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm

Story i radhës

Shqipërisë i duhet Lulzim Basha, sepse asaj sot i duhet një politikë dhe një politikan patriot dhe i guximshëm

Të fundit nga

ShkoLartë