Harry Maguire ka humbur postin e titullarit te Manchester United. Qendërmbrojtësi anglez numëron 20 ndeshje sezonale, nga të cilat dhjetë në Premier League.
Erik ten Hag po preferon dyshen Varane-Lisandro Martinez në qendër të prapavijës. Maguire nuk dëshiron të krijojë polemika, por sigurisht që kërkon të luajë më shumë.
“Fitorja e EFL Cup ishte një ditë e mrekullueshme për klubin dhe tifozët. Nuk fitonim trofe prej një kohe të gjatë. Unë jam kapiteni dhe detyra ime është të ndihmoj ekipin të përmirësohet.
Sigurisht që dëshira ime është të luaj dhe të dal me shokët nga tuneli i dhomave të zhveshjes. E kuptoj që një situatë e tillë është pjesë e futbollit të nivelit të lartë.
Konkurrenca është e madhe. Ten Hag më flet çdo ditë.
Ai më vlerëson shumë dhe beson se jam një qendërmbrojtës me cilësitë e nevojshme për të qenë pjesë e United.
Dua të luaj më shumë, por e pranoj që ata që po luajnë po paraqiten shumë mirë.
Po e bëjnë mirë detyrën e tyre”, deklaroi 29-vjeçari anglez.