Maguire do të vazhdojë të qëndrojë në Man United

1 minut lexim

Manchester United është i vendosur të mbajë Harry Maguiren në ekip. Trajneri i ri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, planifikon ta mbajë atë si një nga mbrojtësit e tij qendrorë, së bashku me Raphael Varane dhe Victor Lindelof.

E ardhmja e Maguire në Old Trafford ka qenë në dyshim pas një sezoni të dobët në të cilin forma dhe lidershipi i kapitenit të United u vunë në pikëpyetje edhe nga disa prej shokëve të tij në skuadër.

Maguire humbi vendin e tij nën drejtimin e Rangnick dhe do të përballet me konkurrencë edhe më të madhe sezonin e ardhshëm, nëse United arrin të sjellë një lojtar tjetër në pozicionin e tij këtë verë.

Ten Hag dëshiron të nënshkruajë me dy nga ish-lojtarët e tij të Ajax-it, Frenkie de Jong dhe Antony, si dhe Christian Eriksen, raporton DailyMail.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deputetja e VV-së provokon nga pushimet luksoze në Egjipt

Story i radhës

Lejonin kontrabandën, arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë

Të fundit nga