maestro i bbva 2 i futet politikes kandidon per deputet nga radhet e pd se ne shqiperi 67d40282e32bf

Maestro i BBVA 2 i futet politikës, kandidon për deputet nga radhët e PD-së në Shqipëri

March 14, 2025
1 minut lexim

Ish-banori i Big Brother Albania Vip 2 dhe tenori i njohur, Armaldo Kllogjeri, ka shpallur kandidaturën e tij për deputet në listat e hapura të Partisë Demokratike (PD) për qarkun e Elbasanit.

Gjatë një intervistë për emisionin “Top Story”, Armaldo theksoi se nuk ka pasur asnjëherë ambicie për t’u bërë politikan, por ndjeu se ishte momenti për të dhënë kontributin e tij në këtë periudhë të vështirë për vendin.

Armaldo tregoi se ka qenë aktiv që nga vitet ’91, kur u themelua Partia Demokratike, por nuk ka qenë ndonjëherë një ndjekës i pasionuar i politikës. Megjithatë, situata aktuale e vendit dhe perspektiva e Shqipërisë në drejtim të paditur, sipas tij, e ka detyruar të marrë këtë hap.

Ai shpjegoi se, edhe pse ka pasur momente kur ka menduar të jetojë jashtë, vendosi të qëndrojë në Shqipëri dhe të kontribuojë në forcën politike që ai e konsideron të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Është pak e çuditshme situata ime që jam pjesë e politikës. Nuk jam person që kam ambicie për t’u bërë politikan. Kam qenë aktiv në vitet ’91, kur lindi PD, por s’kam qenë i zjarrtë me flamurin në dorë. Gjithsesi dua të them që në këtë ditë që jetojmë, e kam parë të arsyeshme që Shqipëria po ecën në drejtim të paditur. Kam pasur momente që kam menduar të jetoj jashtë, por kam vendosur të jetoj në Shqipëri. Ndihem i detyruar që të jap kontributin tim në një forcë politike që është PD”, tha Armaldo.

Ai gjithashtu shpjegoi se është i nderuar të jetë pjesë e listave të hapura të PD-së dhe se është propozuar nga dega e PD-së në Gramsh për të kandiduar. Me këtë vendim, Kllogjeri dëshiron të kontribuojë në zhvillimin dhe përmirësimin e vendit, duke i dhënë mundësi qytetarëve të Elbasanit dhe më gjerë një alternativë për të ardhmen. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shkeljet ne trafik per nje jave ne rajonin e gjilanit shqiptohen rreth 2 mije gjoba 67d4016a12d8f
Story i mëparshëm

Shkeljet në trafik për një javë në rajonin e Gjilanit, shqiptohen rreth 2 mijë gjoba

zeqirija ibrahimi thirrja per bojkot eshte frike nga humbja 67d4068b87fb6
Story i radhës

Zeqirija Ibrahimi: Thirrja për bojkot është frikë nga humbja

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë