madonna zbulon aksidentalisht nje artikull prej 23 mije dollaresh ne rezidence qe vetem te pasurit e kane 681f9879a67d4

Madonna zbulon aksidentalisht një artikull prej 23 mijë dollarësh në rezidencë, që vetëm të pasurit e kanë

May 10, 2025
1 minut lexim

Madonna ka zbuluar një pajisje mjekësore të pazakontë në banjën e rezidencës së saj luksoze me vlerë 40 milionë dollarë.

Këngëtarja e njohur e hitit Like A Virgin, 66 vjeç, e cila së fundmi ka tërhequr vëmendjen e fansave për një ndryshim të dukshëm në pamjen e saj, publikoi një video në TikTok së bashku me partnerin e saj më të ri, Akeem Morris, 29 vjeç, brenda vilës së saj në lagjen Upper East Side të New York-ut.

Ndërsa çifti shihej duke kryer disa lëvizje kërcimi, vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi një pajisje e madhe mjekësore në sfond.

Bëhet fjalë për Swiss Bio Inov ATP38, një pajisje e sofistikuar që kushton rreth 23,000 dollarë në disa platforma shitjeje.

E prodhuar nga kompania zvicerane Swiss Bio Inov, kjo pajisje përdor teknologjinë photobiomodulation (PBM) – terapi me dritë me intensitet të ulët – e cila synon të stimulojë qelizat, të përshpejtojë shërimin dhe të lehtësojë dhimbjet.

Pajisja gjen përdorim në disa fusha të mjekësisë, përfshirë fizioterapinë, stomatologjinë, dermatologjinë dhe mjekësinë e përgjithshme.

Nuk është e qartë se për çfarë qëllimi specifik Madonna e përdor këtë pajisje, por është e mundur që ajo e shfrytëzon për rikuperim ose për menaxhimin e dhimbjeve, si pasojë e ndërhyrjes për zëvendësimin e ijeve që kreu në vitin 2020, si dhe e një dëmtimi serioz në gju që pësoi po atë vit.

@madonna #fyp ♬ Maps jersey remix – VIP

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

nis pastrimi i deponive ne rruget qe cojne drejt malit sharr 681f97525b367
Story i mëparshëm

Nis pastrimi i deponive në rrugët që çojnë drejt Malit Sharr

profesori nga maqedonia opozita me mision si rama ahmeti e vud2abiqi duan ta pengojne albin kurtin 681f9c7459f21
Story i radhës

Profesori nga Maqedonia: Opozita me mision si Rama, Ahmeti e Vuҫiqi duan ta pengojnë Albin Kurtin

Të fundit nga

​Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij
ShkoLartë